Molliqaj: Drafti i Asociacionit që qeveria e pranoi godet në thelb Republikën e Kosovës

13 nëntor 2023 | 12:59

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë mbajtur sot një aksion para Qeverisë së Kosovës, duke kundërshtuar draft-statutin për Asociacion.

Aktivistët kanë zëvendësuar flamurin e Kosovës, me një improvizim të një flamuri me dy yje dhe një pjesë e territorit me ngjyrë të bardhë.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se drafti i Asociacionit që qeveria e pranoi e godet në thelb Republikën e Kosovës.

“Si akt pabesie ndaj shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit, Qeveria e re po e zëvendëson atë me një tjetër rregullim, atë të Asociacionit. Çka është kjo Republikë ku yjet që sublimojnë barazinë mes etnive këputen një nga një dhe mbesin vetëm dy: shqiptarë e serbë? Aty ku thjerrëza e shikimit për tjetrin është etnia, aty ku mbizotërojnë narrativat nacionaliste, aty ku ndarja është rregullatori i të ardhmes, aty ku nuk ka shoqëri, aty nuk jetohet. Kosova po bëhet vend i pabanueshëm me themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai para medieve.

No photo description available.

Ai ka shtuar se formula për konflikte të reja është drafti i ri. “Kufiri i Asociacionit ndanë Kosovën përbrenda, ndërsa kufiri me Serbinë do të na thuhet që është çështje delimitimi dhe jopolitik. Kjo është qasje e përmbysur e gjërave. E ardhmja jonë do të valohet nën qeverisjen e Albin Zajdnices. Vetëm konkursi i për flamurin e ri po mungon”, ka thënë Molliqaj.

No photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF dhe…