Molliqaj e Krasniqi deklarohen për protestën e VV-së, lëvizjen e quajnë sekt

26 prill 2019 | 21:29

Deputetët e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe Frashër Krasniqi, kanë ironizuar me protestën e sotme të thirrur nga ish-partia e tyre, Lëvizja Vetëvendosje!.

Molliqaj dhe Krasniqi, e kanë quajtur Vetënvedosjen sekt, e liderin e saj “profet paranik”.

“Shpesh takoj njerëz që i janë mërzitur ndarjes së VV-së. Meqenëse besimtarët e sektit nuk guxojnë as të më flasin sepse i qorton profeti, të tjerët që guxojnë të mendojnë, e kanë kuptuar gjendjen ku është katandisur kjo parti. Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, duke u mbrojtur nga ”armiku i jashtëm”, e shkatërroi vetën nga brenda. Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, është e gatshme ta djegë edhe protestën si aktin më demokratik të një populli. Sekt, fundosja e shpejtë e të cilit nuk po ndalet. Dëshmia më e mirë është protesta e sotme, të cilën profeti do ta quante ‘karneval i dështuar’”, shkruar në fund Molliqaj.

“AmeLika, kaLnevali, lepuri. Qytetarët mund të mashtrohen njëherë, por ata nuk harrojnë. Kur protestat që i organizon vet i quan karnevale, dhe i fyen pjesëmarrësit në protesta në një mënyrë aq të ulët, atëherë lëre më që të dështojnë protestat, por nuk arrin dot të organizosh as karneval. I tillë ishte tubimi i sotëm i militantëve të Sektit të cilëve nuk iu bashkua as edhe një qytetar partiak”, ka shkruar deputeti tjetër, Frashër Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë persona kanë marrë lëndime trupore, si pasojë e një…