Molliqaj: Eja dhe protesto
28 janar 2022
| 13:59
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në protestën e nesërme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e cila do të mbahet në ora 14:00.
Ai ka thënë se rritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme për shumicën dërmuese të qytetarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se krahasuar me pagën mesatare, ky çmim është ndër më të shtrenjtit në Evropë.
Postimi i plotë i Molliqajt:
Eja dhe protesto!
Të shtunën, prej orës 14:00, duke filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, protestojmë që ky shfrytëzim i qytetarëve të Kosovës për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s të ndalohet!
Protestojmë sepse:
- Rritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme për shumicën dërmuese të qytetarëve. Krahasuar me pagën mesatare, ky çmim është ndër më të shtrenjtit në Evropë.
- Që prej privatizimit të distribucionit, KESCO ka fituar mbi 150 milionë euro. Në ditët e mira gjithë fitimi shkon për ta, kurse vështirësia më e vogël i faturohet qytetarëve me rritje të çmimit.
- Shuma e parave të ndara nga Qeveria për të mbuluar KESCO-n arrinë deri në 120 milionë. Paratë e buxhetit janë paratë e qytetarëve.
- Trajtimi i veriut të vendit sa i përket fushës së energjisë përbën ndarje etnike dhe është në frymës dhe logjikën e Asociacionit. Privilegji për disa është diskriminim për të tjerët.
- Qeveria dhe ZRrE janë bërë avokuese të kompanisë private KESCO.