Molliqaj: Është e vërtetë që kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit

22 dhjetor 2018 | 15:36

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, pas publikimit të komunikimit me Pal Lekaj dhe Bilall Sherifi përmes telefonit, ka reaguar.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka pranuar se ka pasur komunikim për buxhetin me zyrtarët e koalicionit qeverisës.

Postimi i plotë i Molliqajt:

ÇDO BISEDË ME CILINDO POLITIKAN MUND TA PUBLIKOJ. SKAM ASGJË PËR TË FSHEHUR.

Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit.

Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi korkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara.

Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t’ia tregoj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali është rikthyer te fitorja pas disfatës së javës së…