Molliqaj ftohet nga policia të ofrojë fakte në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5
Kryetari i PDS-së, Dardan Molliqaj, ka bërë me dije se ka marrë një ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që ka ngritur në konferencën për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.
“Ftesë nga Policia e Kosovës
Sot, kam pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kemi ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Molliqaj ka ftuar të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK-ut dhe KEDS-it dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek ai.
“Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici. Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet të shkojë deri në fund”, ka shkruar Molliqaj.