Molliqaj fton opozitën që të bashkëpunojnë për platformën e dialogut
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka ftuar partitë opozitare për bashkëpunim në ndërtimin e një platforme të veprimit lidhur me dialogun dhe çështjen e rëndësishme në vend.
Ai ka thënë se partia me më së shumti numra në Kuvend duhet të marrë përsipër bashkimin e opozitës.
“Ai që është më i madhi në numra në Kuvend, i dyti i treti, me marr përsipër dhe me bashku këtë opozitë. Arsyeja pse është bashku opozita herën e kaluar ka qenë se Vetëvendosje ka qenë subjekti më i madh, e kemi marrë përsipër, kemi bashkëpunuar edhe me AAK-në dhe Nismën”, ka thënë Molliqaj gjatë debatit parlamentar për dialogun.
Më tutje, Molliqaj ka folur foli edhe për çështjen e Luginës së Preshevës, duke thënë se shqiptarët atje nuk duhet përdorur si mall kusuritje.