Molliqaj: Gjatë muajit janar do të përmbyllet faza e profilizimit të PSD-së
Një javë pas zgjedhjes, Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate ka mbajturmbledhjen e parë ku zgjodhi Kryesinë e re të PSD-së, nënkryetarët dhe sekretaren e përgjithshme.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryesia e përbërë nga 50% gra dhe 50% burra, është ekipa që sot mori përgjegjësinë e udhëheqjes së PSD-së në rrugën e saj të re.
“Kjo mbledhje u përshkua nga diskutimi mbi projektin e ri politik të PSD-së dhe profilizimin e ri të partisë, si parti e majtë progresive dhe anti-populliste. Gjatë muajit janar do të përmbyllet edhe faza e profilizimit të partisë. Bashkë me kryesinë e re kemi përpara një rrugë të gjatë e të mundimshme për të prodhuar në Kosovë një subjekt që përmes kritikës ideologjike dhe veprimit konkret do të përballet me valën e re të popullizmit që po e prekë edhe Kosovën”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka uruar të gjithë ata që u zgjodhën të dielën në pozitat drejtuese të Partisë Socialdemokrate.