Molliqaj: Gjithmonë në momente kritike pushtetit i gjendet dikush nga LDK-ja
04 shtator 2018
| 11:38
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se gjithmonë LDK-ja i gjendet pushtetit kur ka nevojë më së shumti.
“Gjithmonë në momente kritike pushtetit i gjendet dikush nga LDK. Herë me plan partiak e herë pa të, por Thaçi gjithmonë del nga kriza përmes dikujt të kësaj partie. LDK ose duhet të tregojë që Teuta Rugova nuk është LDK, ose duhet ta pranojë se po e mbështet Thaçin”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/