Molliqaj: Gjykata Speciale është politike dhe për këtë arsye do t’i dënojë ish-krerët e UÇK-së

05 shkurt 2021 | 07:31

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe rreth Gjykatës Speciale dhe dënimit të të akuzuarve nga kjo gjykatë.

Referuar deklarimeve të mëparshme të Molliqajt i cili është shprehur se krerët e UÇK-së do të dënohen, ai është shprehur se duhet të bëhet e qartë se partia që ai udhëheq është kundër Gjykatës Speciale që sipas tij po dëmton përpjekjen e Kosovës për liri.

“Mund dikush ta sheh për herë të pare, ne jemi të prerë kundër Gjykatës Speciale, ne mendojmë se është shumë e padrejtë dhe besojmë se edhe sot do të duhej të zhbëhej. Ne kemi bërë aksione kundër Gjykatës Speciale edhe tani si PSD. Besojmë që është përgjegjësi e Kurti dhe Vetëvendosjes që nuk e zhbën Gjykatën Speciale, ka mundësi politike, juridike e morale për ta bërë, por këtë e dimë se nuk do ta bëjë sepse tashmë është i interesuar ta dëmtojë jo vetëm individë të caktuar, por e ka për ta dëmtuar përpjekjen tonë për liri”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.…