Molliqaj godet Kurtin me një video për ‘Zajednicën’: Shkeli gjithçka për pushtet

01 mars 2023 | 15:56

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka publikuar një video më deklarata të përmbledhura të kryeministrit, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë por edhe tani në pushtet.

Në këtë video janë shfaqur deklaratat e Kurti ku kritikonte e premtonte që nuk do të ketë “Zajednicë” në Kosovë.

Molliqaj në mbishkrimin e kësaj video ka shkruar se “Kurti ka shkelur gjithçka për pushtet”.

Videoja ka mbi 5 minuta dhe janë të përmbledhura të gjitha deklarimet e Kurtit kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në anë tjetër, Kurti është pajtuar me propozimin e BE-së në të cilin përfshihet edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruara deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këto marrëveshje është edhe asociacioni.

VIDEO:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Lodge Me një pikë të vetme boje për pasqyrim,…