Molliqaj “godet” Kurtin për 100 ditëshin e qeverisjes
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se qeveria “Kurti”, nuk ka bërë asgjë transformuese në 100 ditët e para të qeverisjes.
Ai ka thënë se shenjat e para të qeverisjes janë në përputhje me botëkuptimin e partisë e të liderit, teksa ka thënë se kanë parë edhe sulme mbi demokracinë dhe institucionet e pavarura.
“, këto 100 ditë s’kanë pse bëhen korrektësi disiplinuese kur përpara vetes kemi qeveri që nuk kanë as premtime as program transformimi. Kritika mbi efikasitetin fillon pas pajtimit me programin, apo jo? Asgjë të re nuk presim nga ata që zhvendosjen programore e kanë bërë drejt qendrës. Asgjë, edhe sikur plani të jetësohej pikë më pikë. Gjithsesi, shenjat e para të qeverisjes janë në përputhje të plotë me botëkuptimin ideologjik të Partisë e të Liderit. Secilit që i është dukur e ekzagjeruar kritika jonë mbi autoritarizmin, e ka parë sulmin mbi demokracinë dhe institucionet e pavarura”, ka shkruar Molliqaj në një postim në “Facebook”.
Molliqaj ka renditur edhe disa nga vendimet e qeverisë Kuti përgjatë këtyre 100 ditëve.
Ai u ndal edhe tek mos vënia e parimit të reciprocitetit me Serbinë.
“Duke mos e vendosur reciprocitetin u zbuluan dy gënjeshtra. Gënjeshtra e mospërmbushjes së premtimit, dhe ajo e shkakut të rrëzimit të qeverisë së parë. U kuptua se Qeveria nuk ra nga reciprociteti, por nga paranoja e tij me përfshirjen e Hashim Thaçit në dialog;”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i plotë:
“100 ditëshi” i asnjë befasie
Kuptimi i “100 ditëve të para të qeverisjes” është përvetësuar dhe tjetërsuar keq. Historiku nis me planin dhe veprimet transformuese të Presidentit amerikan F.D.Roosvelt. Sot, ky kuptim është ai i “muajit të mjaltit”. 100 ditët e para janë ligjet dhe veprimet e mëdha transformuese për fermerët, punëtorët e të papunët në kohën e Depresionit të Madh. 100 ditët e Presidentit Roosvelt hapën rrugën për një zhvendosje të madhe e të guximshme. Por, këto 100 ditë s’kanë pse bëhen korrektësi disiplinuese kur përpara vetes kemi qeveri që nuk kanë as premtime as program transformimi. Kritika mbi efikasitetin fillon pas pajtimit me programin, apo jo? Asgjë të re nuk presim nga ata që zhvendosjen programore e kanë bërë drejt qendrës. Asgjë, edhe sikur plani të jetësohej pikë më pikë.
Gjithsesi, shenjat e para të qeverisjes janë në përputhje të plotë me botëkuptimin ideologjik të Partisë e të Liderit. Secilit që i është dukur e ekzagjeruar kritika jonë mbi autoritarizmin, e ka parë sulmin mbi demokracinë dhe institucionet e pavarura.
Duke mos e vendosur reciprocitetin u zbuluan dy gënjeshtra. Gënjeshtra e mospërmbushjes së premtimit, dhe ajo e shkakut të rrëzimit të qeverisë së parë. U kuptua se Qeveria nuk ra nga reciprociteti, por nga paranoja e tij me përfshirjen e Hashim Thaçit në dialog;
Javët e para ka linçuar e ka dërguar në prokurori gazetarë;
Ka përgatitur një koncept dokument mbi Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë që flet për krijimin e organeve jashtë sistemit të drejtësisë të cilat do të mbledhin të dhëna për qytetarët. Jemi përpara krijimit të një agjencie të “spiunimit publik”. Asnjë vend i BE-së përveç Bullgarisë s’ka diçka të tillë;
Ka shkarkuar në mënyrë kundërkushtetuese Kryesuesen e KQZ-së;
Ministrat e kësaj Qeverie kanë fyer UÇK-në dhe kanë sulmuar veteranë;
Ka filluar dialogun duke bërë koncesionet që po tenton t’i mveshë me terminologji të re. Minishengenin pa njohje paraprake nga Serbia po e quan Tregu i Përbashkët Rajonal.
Nga dita 101 duket se do të thonë duhet viti i parë për ta parë tamam. Pastaj një mandat. Dikush s’do të mbushet mend kurrë. Tek shumë të tjerë nuk është punë mendjeje, por interesi…
E tek qytetarët është moment veprimi politik. Është koha e rezistencës ndaj pushtetit autoritar. Prandaj do të veprojnë, kritikojnë dhe rezistojnë.