Molliqaj do hapje të tërësishme të kufirit Kosovë – Shqipëri
27 prill 2018
| 19:22
Deputeti i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Molliqaj, ka propozuar që Kosova e Shqipëria të hapin tërësisht kufirin.
Madje ai për këtë ka proceduar edhe një rezolutë në Kuvendin e Kosovës.
“Sot, në emër të Grupit të Deputetëve të Pavarur, procedova në Kuvend rezolutën për hapjen e tërësishme të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në “Facebook”.
“Nuk duhet të ketë asnjë pengesë për lëvizje të lirë të qytetarëve në mes të dy shteteve tona”.