Molliqaj i kërkon Konjufcës përballje televizive, në të kundërtën do të flas në Kuvend

07 shkurt 2019 | 12:15

Deputeti Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Glauk Konjufës për padinë kundër tij për deklaratën se Konjufca ka qenë pjesë e ShIK-ut.

Molliqaj ka ftuar Konjufcën që të ballafaqohen në një debat televiziv, në të kundërtën ka thënë se do të flas në Kuvendin e Kosovës

“Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ‘shfajësuar’ vetën, më paska paditur. Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një përballje televizive kudo që ai donë dhe aty i qesim në shesh të gjitha. E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prapë në Kuvend”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka…