Molliqaj i reagon Veselit për mosthirrje të seancës së jashtëzakonshme
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ndaj deklaratës së kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili iniciativën e opozitës për thirrje të një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, konkretisht idesë së korrigjimit të kufijve, e konsideroi absurde dhe të panevojshme
“Shteti ynë paska mbërritur në këtë pikë ku thirrja e një seance të jashtëzakonshme të quhet veprim absurd, antidemokratik, etj. dhe pikërisht nga kryetari i Kuvendit! Pra Kadri Veseli po e don një Kosovë ku për temat e rëndësishme vendosin ai, Thaçi e Vuqiçi, e jo Kuvendi i zgjedhur nga populli. Reagimi i tij plot mllef ndaj opozitës veç sa po e konfirmon drejtësinë e kërkesës tonë për seancë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Molliqaj.
/Epoka e re/