Molliqaj: Inati i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellë në pikën ku Thaçit ia njeh autoritetin presidencial
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka deklaruar sot se partia e drejtuar nga Shpend Ahmeti është një partiakë, e cila i ka ndihmuar Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj, i cili tashmë ka dhënë dorëheqje.
Molliqaj nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka shkruar se inati i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellë në pikën ku Thaçit ia njeh autoritetin presidencial.
“Inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellë në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin presidencial. Por bash karakteri i tillë inatçor do ta lë të vetmuar e për toke. Sado le t’i vardiset Thaçit për pushtet. Shumë mirë që po afrohen zgjedhjet dhe do ta shohim aty fuqinë e secilit. PSD-ja do të jetë befasia e këtij procesi (e për parashikuesit e izoluar, dëshpërimi i jetës)”, ka shkruar Molliqaj.
/Epoka e re/