Dardan Molliqaj jep versionin e tij se çka ndodhi me Haki Abazin pas emisionit Pressing
11 shtator 2019
| 23:34
Kandidati për deputet i PSD-së, Dardan Molliqj, ka dhënë versionin e tij rreth asaj që ka ndodhur pas përfundimit të emisionit Pressing në T7 me kandidatin e LV-së për deputet Haki Abazi.
Molliqaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.
“Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka shkruar Molliqaj.
/Epoka e re/