Molliqaj: Jetesa e punëtorëve është vështirësuar prej krizës ekonomike
Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate, ka reaguar rreth protestës së sotme të zhvilluar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Molliqaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme dhe se organizimi sindikal është i domosdoshëm, shkruan lajmi.net.
Tutje ai ka thënë se jetesa e punëtorëve është vështirësuar për shkak të krizës ekonomike, duke shtuar se ndërhyrja e institucioneve ka qenë e vonshme dhe e gabuar.
“Të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme, ndërsa organizimi sindikal i domosdoshëm. Jetesa e punëtorëve është vështirësuar prej krizës ekonomike. Ndërhyrja e institucioneve ishte e vonshme dhe e gabuar. Kërkesat e sindikatave do të lehtësojnë jetën e punëtorëve. Në solidaritet me sindikalistët!”, ka thënë Molliqaj.
Duhet shtuar se ndër kërkesat kryesore që u parashtruan sot kanë qenë, miratimi i Ligjit të Pagave, zbatimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore dhe heqja e kufizimit të përvojës së punës për pension të plotë kontribut dhënës.