Molliqaj kërkon që hetimet për rastin Dehari të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së dhe ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, duke komentuar raportin e ekspertëve zviceran për rastin e Astrit Deharit, ka kërkuar që hetimet për këtë rast të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të tij.
Rasti i Astritit është kthyer në kërkesë universale për drejtësi. Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrur hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë”.
“Edhe sot, pas raportit të institutit zviceran, ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë. Një gjë e papranueshme është që humbja e Astritit të mbetet e mjegulluar. Rasti duhet të ekzaminohet deri në hollësinë e fundit! Hetimet duhet të vazhdojnë deri në fund, deri në zbardhjen e plotë të rastit”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/