Molliqaj: Kosova në mes të krizës energjetike ka eksportuar 10 milionë euro rrymë
13 mars 2022
| 17:13
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kosova në mes të krizës energjetike ka eksportuar 10 milionë euro rrymë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Molliqaj, e ka parë si të pamundur këtë gjë.
“Kur Kosova ka shpenzuar në peak-un e saj 1300mWh, ndërsa ka prodhuar rreth 650mWh në mungesë të Bllokut B2, kemi eksportim në vlerë prej 10 milionë eurosh të energjisë elektrike?”, ka shkruar ai.
Kreu i PSD-së ndër të tjera la thënë se nëse kjo ka ndodhur gjatë periudhës kur përdorimi i energjisë është më i ulët atëherë pse nuk figuron po e njëjta shifër edhe gjatë shkurtit.
“Tashmë B2 ka qenë në funksion, shpenzimi ka qenë i njëjtë sepse temperaturat atmosferike kanë qenë po aq të ulëta sa në janar”, ka shkruar Molliqaj.