Molliqaj: Kosova nuk do të shkojë më ‘me duar në xhepa’ para Serbisë në dialog
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, pas miratimit të platformës për dialogun me Serbinë nga ekipi negociator dhe procedimit të saj në Kuvend, ka thënë se Kosova nuk do të shkojë më ‘me duar në xhepa’ para Serbisë në dialog.
“Kosova nuk do të shkojë më ‘me duar në xhepa’ para Serbisë në dialog. Për herë të parë Kosova ka platformën e saj shtetërore në përballjen me Serbinë. Për herë të parë Kosova ka vija të kuqe, ka synime e kërkesa nga dialogu. Gjithmonë në dialog është përcjellë platforma e Serbisë sepse ne nuk e kishim tonën. Ne nuk kishim as letra mbi tavolinë! Kurse sot, përmes politikës aktive të Partisë Socialdemokrate, Kosova ka platformën e saj serioze shtetërore, përmes së cilës do të dal me sukses nga ky proces. Serbia do të detyrohet ta njoh Kosovën”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/