Molliqaj: Kurti don me mbajtë pushtetin veç vetë, me mujtë i blen nja 7 deputetë

10 mars 2025 | 22:13

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar në “Pressing” se përçarja brenda opozitës i shkon për shtati vetëm kryeministrit Albin Kurti, duke argumentuar se kreu i Qeverisë synon të mbajë pushtetin vetëm për vete.

Sipas Molliqajt, nëse partitë opozitare do të garonin së bashku, ekzistonte mundësia e një fitoreje ndaj partisë në pushtet.

“Kurti e di çfare është, Kurti don me majtë veç vetë, me mujtë Kurti i blenë nja 7 deputetë”, tha Molliqaj në Pressing.

“Unë po mendoj që sfida ështe tek ne, e kam pa që nuk është stabile në këtë diskurs politik. Kam thanë që është më mirë me garu bashkë krejt partitë opozitare sepse kishim dal fitues ndoshta. Qikjo opozitë e ndarë i konvenon vetëm Albin Kurtit”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,…