Molliqaj: Kurti e refuzoi Shtëpinë e Bardhë, tha unë e du Borrellin

22 nëntor 2023 | 22:08

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, është i ftuar në emisionin “Pressing” të T7, të mërkurën.

Ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për qasjen në raport me dialogun me Serbinë.

Molliqaj, tha se rreth dialogut Kurti i ka gabimet në dy rrafshe.

Sipas tij, Kurti vullnetarisht e ka zgjedhur kornizën e dialogut të Brukselit, e më pas thotë se ka gabuar duke dërguar policinë atje.

Kryetari PSD-së tha se Kurti vullnetarisht e zgjodhi Josep Borrellin para Shtëpisë së Bardhë.

“Fajin që e ka Albin Kurit e ka në dy rrafshe, një e ka zgjedh kornizën e dialogut të Brukselit, ndoshta nuk kish pas qare po e ka zgjedhur me vullnet. Ky ka thënë unë nuk e du shtëpinë e bardh dhe ka refuzu dhe ka thënë unë e du Borrellin, ky nuk është shku me thika mbi harta e tash i bëni thikat në harta brenda”.

“E dyta është faj shumë i madh. Kanë qenë dy kampe, kampi taktika e Kuritt qe po merr territor, që po merr kontroll në veri e po dërgon Polici është duke ia hëngër letrat, është duke ia marrë dheut nën këmbë kontrollit veri e rrjedhimisht kjo ka me i pru Kosovës marrëveshje më të mirë. Ne kemi thënë ndryshe, gabim është me i ndalë zgjedhjet, gabim është më ndalë referendumin, gabim është me dërgu policinë, gabim janë targat, gabim është krejt dhe kemi thënë një gjë kryesore, veriu nuk është problem i sigurisë dhe krimit, por është problem politik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku zjarri mori një pjesë…