Molliqaj: Kurti përmes Ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, dëshiron ta kap sistemin e drejtësisë
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti në lidhje me qeverisjen e vendit në këta muaj.
Molliqaj në “Debat Plus” thotë se Kurti përmes Ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme po dëshiron të heqë dorë nga reformimi i drejtësisë duke e kapur atë.
“Kurti dëshiron që përmes Ligjit për konfiskimin e pasurisë praktikisht të heq dorë nga reformimi i sistemit të drejtësisë dhe ta kap atë, sepse një nga shtyllat që do të ndiqet nga ky ligj janë prokurorët dhe gjyqtarët”.
Ai thotë se “Kurti po dëshiron të krijojë agjenci të spiunazhit”.
“Kurti po dëshiron të krijojë agjenci të spijunazhit. Po krijohet një agjenci në kuadër të Projektligjit për konfiskimin e pasurisë e cila në bazë të ligjit ka të drejtë ta merr në pyetje çdo qytetar të Kosovës shembull çfarë veture vozitë, çfarë pije konsumon, ku udhëton, e gjëra të tjera që janë të frikshme për qytetarin e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se Kurti është zhvendosur ideologjikisht dhe politikisht siç ishte vite më herët.
Mirëpo, i pari i PSD-së thotë se Kurti me metoda të njëjta dhe duke ndjekur rrugën e njëjtë po pretendon ta sjellë ndryshimin në Kosovë.
“Problemi i Kurtit nuk është ndryshimi i fjalëve, por mos ndryshimi i konceptit të dialogut”.
Molliqaj thotë se një ndryshim të vogël Kurti e ka vetëm me Ligjin për konfiskimin e pasurisë.
Por sipas tij edhe këtë ndryshim Kurti po e merr nga vendet e gabuara të BE-së siç janë Hungaria dhe Polonia.