Molliqaj: Kurti po flet për luftë sepse do të na shesë autonominë
11 janar 2024
| 12:35
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mundohet “të shesë autonominë”.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Molliqaj ka kritikuar qeverisjen aktuale.
“Ditën kur e pranoi draft-statutin e Asociacionit në takim me presidentin francez, Emmanuel Macron e kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe të tjerë nga Komisioni Evropian, ai tha se Asociacioni është paqe, bashkëpunim, bashkëjetesë, ndarja është ide e vjetër. Sa më shumë i afrohemi hapave të zyrtarizimit të autonomisë, aq më shumë flasin për luftë”, është shprehur Molliqaj.