Molliqaj, Kurtit: Para tij fshihet shtëpia e madhe, xhipat, truprojat dhe privilegjet që i takojnë veç atij
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimeve të kompensimeve që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë.
Molliqaj, ka shpërndarë një postim të kryeministrit Albin Kurti, i bërë në vitin 2018, ku ky i fundit thoshte se “nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë”, ku i pari i PSD-së tha se vetë Kurti s’ka hequr dorë prej privilegjeve të tij si kryeministër i vendit.
“Letra e Kusarit ndaj deputetëve është me motive populiste. Thirrja për disiplinë dhe shtrëngim radhësh erdhi vetëm pasi plasi skandali. Prapa tij fshihet një e vërtetë më e madhe: shtëpia e madhe, xhipat, truprojet e privilegjet tjera i takojnë vetëm Kurtit. Ai nuk ka hequr dorë prej tyre, ndërsa ndaj deputetëve të tij përdorë një standard tjetër, për ta fshehur standardin jetësor të Kryetarit”, ka shkruar Molliqaj në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë:
Populizmi kushton shtrenjtë
Kompensimi është legjitim. Mashtrimi jo. Qëndrimi fillestar për këtë çështje ka qenë moralizues. Këtu qëndron problemi.
Letra e Kusarit ndaj deputetëve është me motive populiste. Thirrja për disiplinë dhe shtrëngim radhësh erdhi vetëm pasi plasi skandali. Prapa tij fshihet një e vërtetë më e madhe: shtëpia e madhe, xhipat, truprojet e privilegjet tjera i takojnë vetëm Kurtit. Ai nuk ka hequr dorë prej tyre, ndërsa ndaj deputetëve të tij përdorë një standard tjetër, për ta fshehur standardin jetësor të kryetarit.
Versioni zyrtar rreth çështjes së kompensimeve luan edhe funksionin e distancimit dhe disiplinimit. Në rast se deputeti gabon, kjo të mos i faturohet partisë, ndërsa nëse nuk bindet, i humb privilegjin e të qenurit me pushtet.