![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/molliqaj.jpg)
Molliqaj, Kurtit: Zotëri kryeministër, lerë inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka sikletin tek ky subjekt pasi siç theksuar ai ata veprojnë jashtë domenit të tij hegjemonik.
Molliqaj i këto komente i ka bërë duke iu referuar deklaratës së Kurtit të dhënë sot për media në të cilën ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, ishte gjuajtur me miell nga inati, nga aktivistët e PSD-së.
“Nuk e ka hallin te inati i kujtdo. Madje do të dëshironte të ishte veç inati, që sulmi që bëri të ishte më i pranueshëm në opinion. Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njëjta arsye pse i ka hipur në qafë sindikalistëve”.
“Aty ku nuk mundet t’i nënshtrojë përpjekjet mundohet t’i depolitizojë. Përpjekje e dështuar. Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve!”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kurti flet për sulmin me miell kundër Muratit: E bënë për inati