Molliqaj: Kushtëzimi i Kurtit, kushtëzim për Kosovën
08 maj 2024
| 15:52
Lidhje me kushtëzimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE), ka reaguar edhe lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se kushtëzimet e kryeministrit Albin Kurti janë kthyer në kushtëzim për Kosovën.
“Kurti ka dërguar letër për anëtarësim në Këshillin e Evropës ku zotohet që do t’i plotësojë krejt kërkesat politike që vijnë nga dialogu i Brukselit. Sot po ankohet që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës po ndërlidhet me dialogun e Brukselit. Kushtëzimet e Kurtit u shndërruan në kushtëzime për Kosovën”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.