Molliqaj: LV-ja dhe LDK-ja nuk e kanë guximin për ta rrëzuar qeverinë
01 tetor 2018
| 22:12
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se as Vetëvendosje dhe as LDK nuk kanë strategji dhe guxim për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.
Molliqaj ka thënë se Vetëvendosjen e njeh për së afërmi, e po ashtu edhe LDK-në dhe sipas tij, që të dyja hezitojnë që të përballen seriozisht me Qeverinë Haradinaj,
“Përkundër dëshirës dhe vullnetit për ta rrëzuar Qeverinë, VV dhe LDK i kanë dy probleme. S’kanë fare strategji. S’e kanë as guximin. As Vetëvendosje, e as LDK nuk e kanë guximin me u përball me Qeverinë aktuale. Në regjimet gjysmëautoritare, ku ka kriminelë, banda etj, kjo punë pa guxim nuk bëhet. Prejse është themelua kjo Qeveri nuk ka ndonjë përballje serioze me të”, ka deklaruar Molliqaj në “Zona B”.