Molliqaj: Më 2 prill të marshojmë për drejtësi në mbështetje të UÇK-së
27 mars 2023
| 20:58
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje që më 2 prill të marshojmë për drejtësi në mbështetje të UÇK-së, në solidaritet me njerëzit që i kemi nën akuzë.
“Fillimi i ‘Procesit’ të Hagës nuk duhet të kalojë si një lajm i rëndomtë protokollar. Për neve që besojmë se UÇK-ja nuk mund të gjykohet, ky është një proces i padrejtë pavarësisht verdiktit. UÇK është përpjekja-dëshmi”.
“Marshojmë më 2 prill, si qytetarë të lirë, kundër qasjeve anakronike që gjykojnë përpjekjen për liri”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.