Molliqaj: Nëse nuk tërhiqet Konjufca, LV-ja tregon se pozitat i ka më të rëndësishme se shtetin

23 janar 2020 | 23:21

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se koalicioni LDK-LV është koalicion i zorit.

“Ky do të jetë vetëm koalicioni i zorit sepse të dy partitë e futën vetën në kurth, cilido veprim nuk do t’i qes me faqe të bardhë”, u shpreh ai.

Sipas Molliqaj, LDK-ja dhe LV-ja janë parti të ndryshme duke thënë që marrëveshja nuk është parë si e lehtë e as që do të bëhet shpejt. Ai mendon që ky koalicion mund të arrihet vetëm nëse njëra nga këto parti heq dorë nga vetvetja

“Mund të arrihet po hoqën dorë njëra nga vetvetja e cila do ta bëjë këtë nuk dihet”, ka thënë ai.

Ndërsa si zgjidhje të duhur në këtë ngërç, Molliqaj thotë së do të ishin zgjedhjet. Tutje Molliqaj ka thënë se nëse nuk dorëhiqet Glauk Kojufca nga posti i kryetarit të Kuvendit atëherë tregohet se janë pozitat janë më të rëndësishme se vendi.

“Nëse nuk dorëhiqet Glauk Konjufca kjo tregon se pozitat janë më të rëndësishme se vendi”, ka thënë Molliqaj në Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpool e nisi shumë mirë sfidën duke mos lejuar Wolves…