Molliqaj: Nuk i bëhemi bisht askujt
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë që thënë se procesi i dialogut është nisur dhe është ndikuar nga presidenti Hashim Thaçi.
“Përgjegjësinë për këtë që po ndodh sot e ka pushteti”, ka thënë Molliqaj gjatë seancës së rregullt.
“E keni nisur vet me arrogancë dhe nuk keni pasur dëshirë të ndërtoni kurrfarë platforme të përbashkët dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duhet të mbajë përgjegjësi. Me këtë qasje të pushtetit po tregoni që nuk doni të keni konsensus për platformë të përbashkët sa i përket dialogut”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se nuk i bëhen bisht askujt dhe se opozita e ka lëshuar sallën pa e dëgjuar fjalën e PSD-së.
“Ka do që mendojnë se protestat i bëjmë vet. Ne nuk mund t’i bëhemi bisht kërkujt. Edhe opozita pa e dëgjuar fjalën tonë e lëshoi sallën. Pa koordinim nuk ka ecje përpara. Ftesa jonë është që partitë opozitare të kthehen në pikën e gjashtë, ta votojnë rezolutën e PSD-së”, ka thënë Molliqaj.