Molliqaj: Nuk kemi qëllim të hyjmë në Qeveri, Kurti është frikacak

29 janar 2022 | 14:49

Po vazhdon të mbahet protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërsa disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate, janë përplasur me Policinë e Kosovës.

Anëtarë të PSD-së po mbajnë fjalimin para shkallëve të ndërtesës së Qeverisë.

Në protestë po mbahen pankarta “Krejt rroga në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Me popull dhe rrymë nuk luhet se djegësh”, ndërsa për sigurinë po kujdeset Policia e Kosovës.

Në protestë po marrin pjesë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarë të kësaj partie dhe qytetarë.

PSD thekson se do të protestojnë që shfrytëzimi i qytetarëve të Kosovës për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s të ndalohet.

Molliqaj në fjalimin e tij ka thënë se Kurti është frikacak, dhe qëllimi i protestuesve nuk është që të hyjnë brenda në objekt të qeverisë.

“Propozimi i ZRrE-së duhet të hedhet poshtë. Ai propozim nuk ka me kalu, sa të ka qytetarë aktiv. Nuk do të lejojmë që të kaloj. Ne nuk ndalemi, ju duhet të ndaleni ju duhet ta ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk do të ndaleni ne do të jemi edhe më të guximshëm edhe më të fuqishëm. I ftojë qytetarët që në mënyrë simbolike që t’i japim poqa e qirinj kësaj Qeverie që po na jep terr në vend të dritës”, tha Molliqaj.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për “kanosje” ndaj një…