Molliqaj: Oferta për zgjedhje të parakohshme, lojë fjalësh nga Kurti para formimit të Asociacionit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj i ftuar në DPT te Fidani i ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Nuk ka kuptim që me u bo oferta për zgjedhje të parakohshme tash që a me u mbajt në tetor. Ai e bëri në muajin mars një ofertë të tillë. Unë besoj që oferta ishte për ta shantazhuar opozitën tash, por edhe për ta përgatitur që kur më vonë ai të don, opozita ti përgjigjet.”, tha ai, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Molliqaj tha se Kurti do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit, për ta shkëmbyer me anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Për ne kjo ëhstë qartas tradhti. KiE është i rëndësishëm por nuk shkëmbente me autonominë substanciale për serbët në Kosovë. Ai don që këtë ta dërgojë, t’i bëjë edhe disa akte populiste dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje para se të vijë koha e themelimit të saj. Ky e din që prej ditës kur e dërgon në Kushtetues, të gjitha levat për formimin e Asociacionit, nuk janë më. Të gjitha rrjedhin sipas afateve ligjore. Duke e ditur këtë ai do të dëshirojë të shkojë në zgjedhje ose para formimit formal ose para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Jo që ka dilema se Kushtetuesja do të ketë dilema”, u shpreh Molliqaj .
Ai tha se Kurti dëshiron të luajë më lojëra fjalësh. Ai u ka bërë thirrje gjyqtarëve të Kushtetueses të mos marrin vendim pro.
Ai ka thënë se draft statuti i Asociacionit i propozuar nga BE-ja është jokushtetues dhe u ka bërë thirrje gjykatësve që të mos e votojnë.
“Vendimi i tyre do të ishte i ngjashëm me atë të deputetëve të vitit 1989 për suprimimin e Pavarësisë”, ka thënë Molliqaj.