Molliqaj: Osmani dhe Kurti nuk shqetësohen për rezultatet e gabuara në dialog
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se krerët e shtetit kanë për qëllim dhënien e “autonomisë territoriale për serbët në Kosovë”.
Në një konferencë për medie, Molliqaj ka krerët institucionalë nuk kanë shqetësime për rezultatin në dialog.
Madje, Molliqaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk janë duke reaguar për rastin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, për të cilët ka vlerësuar se po u shkelën të drejtat themelore.
“As presidentja as kryeministri nuk kanë shqetësime për veprimet e tyre që kanë sjell rezultate të gabuara në dialog, por jo vetëm në dialog, veprimet e tyre kanë sjellë entuziazëm për me pas sjellje të tillë Gjykata Kushtetuese. Presidentja si përfaqësuese e unitetit të popullit asnjë fjalë për shkeljen e të drejtave që ju ndodhin bashkëluftëtarëve tanë në Hagë. Kuvendi Kosovës asnjë gjë, kryeministri asnjë gjë të gjitha këto janë për konsulta në kuadër të pijarit për ta shitur pozicionin të cilën tashmë e kanë pranuar, e që është autonomia territoriale për serbët në Kosovë. Pra, besoj që nuk ja vlen me i marr seriozisht as dallimet në mes të tyre e as deklarimet e tyre të ndryshme ndonjëherë, sepse një zëri të dytë e kanë pranuar autonominë territoriale të serbëve në Kosovë duke mos fituar Kosova bash as edhe një gjë në këtë proces”, ka thënë Molliqaj.