Molliqaj pas audios së Rilind Gërvallës: Kur shërbimi informativ dhe media bëhen e njëjta gjë, aty ka rrezik

25 nëntor 2024 | 15:16

Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të audios ku drejtori i Televizionit Publik të Kosovës thotë se AKI-ja ia dha lajmin e Slobodna Bosna kundër Nacionales.

Molliqaj ka thënë se kur shërbimi informativ dhe media bëhen e njëjta gjë, aty ka rrezik

“Një agjent i AKI e paska thirrë agjentin e pushtetit në RTK, Rilind Gërvallën. I paska thënë ta publikojë lajmin e Sllobodna Bosnës, pa e mbështetë me asnjë verifikim e as fakt. E vetmja provë e agjentit sekret paska qenë: ‘publikojeni lajmin, sepse u bo e madhe në seminar, po folin krejt’. Dhe Rilindi, qysh e pranon edhe vet, pa asnjë verifikim, pa e konsultuar fare Drejtorin e Pergjithshëm, urdhëron publikimin e lajmit në lajme qendrore. Kur shërbimi informativ dhe media bëhen e njëjta gjë, aty ka rrezik. Diktatura nuk vjen si gogol me brina. Ajo s’ka me pikë prej qiellit në një ditë të bukur. Një prej treguesve kryesorë të saj është lehtësia e shpalljes së tjetrit si spiun, tradhëtar, armik i brendshëm e i jashtëm” , ka shkruar ai në “Facebook” .

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës e ka fituar me përmbysje derbin ndaj…