Molliqaj: PDK-së nuk i duhet një Lumir që e shet demokracinë

25 qershor 2021 | 15:34

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, është inkuadruar në debatin i cili është duke u zhvilluar rreth Konventës së PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie, e cila do të mbahet më 3 korrik.

Molliqaj ka thënë se PDK-së nuk i duhet një lider si Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili sipas tij e ka shitur demokracinë për llogari të ngushta elektorale.

“Zgjedhjet në PDK nuk janë punë e imja, prandaj nuk dua të flas për emra. Çfarë më intereson është e ardhmja e opozitës në Kosovë. Për bindjen time, lakimi i emrave pa pyetjen mbi rrugën që do të ndiqet s’ka asnjë dobi. Sulmi flagrant ndaj KQZ-së duhet të jetë alarm për rreziqet që e presin vendin. PDK-së nuk i duhet një Lumir që e shet demokracinë për një llogari të ngushtë elektorale. Shikojeni Lumirin, cili është mësimi?! S’ka nënshkrime për Gjykatën Kushtetuese sepse synojmë votat e humbura nga presidentja vegël. Rrjedhimisht, vegël e veglës. Secila llogari është e pamatshme përballë ruajtjes së lirive politike e ambientit demokratik në shoqëri dhe institucione”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Shikojeni Lumirin, ai është mësimi!

Regjimet autoritare të ditëve të sotme kanë marrë krye jo vetëm si rezultat i ekzistencës së partive e liderëve autoritarë. Ndër të tjera, ato janë sot temë e ditës edhe si rezultat i një mungese. Kjo mungesë është mungesa e një kritike të duhur që shtron rrugën drejt një opozite që bën rezistencë e hap shtigje të reja.

Zgjedhjet në PDK nuk janë punë e imja, prandaj nuk dua të flas për emra. Çfarë më intereson është e ardhmja e opozitës në Kosovë. Për bindjen time, lakimi i emrave pa pyetjen mbi rrugën që do të ndiqet s’ka asnjë dobi. Sulmi flagrant ndaj KQZ-së duhet të jetë alarm për rreziqet që e presin vendin. PDK-së nuk i duhet një Lumir që e shet demokracinë për një llogari të ngushtë elektorale. Shikojeni Lumirin, cili është mësimi?! S’ka nënshkrime për Gjykatën Kushtetuese sepse synojmë votat e humbura nga presidentja vegël. Rrjedhimisht, vegël e veglës. Secila llogari është e pamatshme përballë ruajtjes së lirive politike e ambientit demokratik në shoqëri dhe institucione.

Përpjekja për t’u dëshmuar para propagandës që na vjen si “opinion publik” në formën e kërkesave për ndryshim është pranim i pushtetit si instancë ideologjike. Sa më shumë i nënshtrohemi këtij gjykimi më fajtor do të ndjehemi. Kjo është një dinamikë mizore që fundos e desubjektivizon sepse instanca e gjykimit është jashtë autonomisë tënde.

Opozita do të ketë sukses nëse do të arrijë t’i artikulojë e t’iu përgjigjet detyrave të kohës. Suksesi i UÇK-së është guximi në kohë. Kjo trashëgimi ka lidhje të mirë ekuivalence me kërkesat e sotme. Thirrja universale e saj përshtatet e frymëzon betejën për shoqëri demokratike. Bashkimi rreth këtyre çështjeve duhet të jetë bashkëpunimi i opozitës e bashkimi i njerëzve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i kësaj komune…