
Molliqaj: Pendimi i vërtetë është dorëheqja
01 korrik 2022
| 17:15
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është penduar për deklaratat që kishte bërë para disa vitesh për veteranët dhe luftën e UÇK-së.
E kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se pendimi i vërtetë është dorëheqja.
“Pendimi i vërtetë është dorëheqja. Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet. Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon”, ka shkruar Molliqaj, i cili më herët ka paralajmëruar protestë më 6 korrik për shkarkimin e Muratit nga posti i ministrit.
Murati: Gjuha e përdorur ka qenë e gabuar, u kërkoj ndjesë luftëtarëve të UÇK-së