Molliqaj: Për gjithçka që po ndodh në Kosovë, fajtori është Albin Kurti
Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se për krejt çka po ndodh në Kosovë, fajtor është kryeministri Albin Kurti.
Molliqaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se Kurti ka negociuar qe dy vite, dhe ai si një kryeministër e ka vënë Kosovën në këtë pozicion që është sot.
“Unë besoj që fajtor për krejt çka po ndodh në Kosovë është Albin Kurti, sepse ai është kryeministër, ka negociu që dy vite dhe e ka pru Kosovën në këtë pozicion”.
Ndërsa, Molliqaj thotë se janë kritikë për vendimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë për organizmin e një diskutimi për Asociacionin, ku janë ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të qeverisë, liderë politikë dhe diplomatë.
Sipas tij, nuk mund të krijohet asnjë Asociacion pa vulën formale të Qeverisë së Kosovës.
“Ne jemi kritik ndaj asaj që së fundi ka vendos me bo Ambasada Amerikane, pasi që s’mund të krijohet asnjë Asociacion pa vulën formale të Qeverisë së Kosovës. Nuk ka kuptim me u zhvillu një draftim i diçkaje me shoqëri civile e me të tjerët, paralelisht sepse nuk mund të bëhet ndryshe”, tha Molliqaj.