Molliqaj për KiE-në: S’po na kushtëzojnë me marrëveshjen e Thaçit dhe Mustafës, por me atë të Kurtit në Ohër
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë për se kushtëzimet për anëtarësim në Këshillin e Evropës ndërlidhet me pranimin e marrëveshjes nga kryeministri Albin Kurti në Ohër dhe se nuk ka të bëjë me ato paraprake.
Ndonëse ndjen keqardhje për mosanëtarësim të Kosovës në KiE, Molliqaj ka thënë se kjo fatmirësisht nuk është bërë si këmbim të themelimit të Asociacionit.
Molliqaj për “Ekonomia Online” ka thënë se janë kundër që të themelohet siç e ka quajtur “autonomi serbe” si kusht për anëtarësim në KiE.
“Ne jemi kundër që të themelohet autonomia serbe në Kosovë për anëtarësim të Këshill të Evropës por jemi tërësisht të bindur që tek kjo pikë kemi ardhur si rezultat i veprimeve të Kurtit për më shumë se tri vite në dialog. Nuk po na kushtëzojnë as me marrëveshjen e Thaçit e as me marrëveshjen e Mustafës, por po na kushtëzojnë me marrëveshjen e Ohrit që Kurti e ka pranuar që ne rrugën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare duhet të ketë implementim të përgjithshëm të marrëveshjes dhe nuk po na kushtëzojnë me ndonjë draft ose me ndonjë marrëveshje tjetër, por po na kushtëzojnë me draftin e BE-së që Kurti i ka thënë ‘po’. Në njërën shumë keq që nuk jemi anëtarësuar por në anën tjetër shumë mirë që nuk kemi bërë hapa drejtë themelimit (të Asociacionit), ndonëse është e qartë që do t’i bëjmë ato, vetëm saqë me një dëm edhe më të madh më vonë”, ka thënë Molliqaj.