Molliqaj për Rron Gjinovcin: T’i quash mbi 200 mijë qytetarë të poshtër është deklaratë raciste
Aktivisti, tash analist, Rron Gjinovci mbrëmë ka deklaruar se kushdo që e voton Hashim Thaçin nuk është në gjendje normale duke i quajtur të “poshtër” e të “paditur”.
Ani pse Thaçi ishte prej politikanëve më jetëgjatë në skenën politike në Kosovë dhe mori me qindra mijëra vota përgjatë rrugëtimit tij nga qytetarët e Kosovës, këta të fundit Rroni i quan anormal.
‘Një njeri normal nuk beson tek Hashim Thaçi. Atë nëse e ka votu dikush, e ka votu për arsye banale. Dikush që mendon se Thaçi duhet me qeverisë Kosovën, ja nuk është normal ja është i poshtër dhe ka lidhje direkte’’, është deklarata skandaloze e Gjinovcit bërë mbrëmë në T7.
Deklaratat e Gjinovcit i ka komentuar edhe Dardan Molliqaj nga PSD-ja në “Prime Time” të Kanal 10.
“Deklaratat e Rron Gjinovcit janë raciste. T’i quash mbi 200 mijë qytetarë të poshtër është deklaratë raciste”, ka thënë Molliqaj.