Molliqaj për Specialen: Ka tendencë për shtrembërimin e historisë së Kosovës
19 dhjetor 2022
| 15:43
Partia Socialdemokrate (PSD) do të organizojë protestë më 24 dhjetor në Prishtinë, kundër dënimit të Sali Mustafës nga Gjykata Speciale.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në konferencë për medie të hënën, ka thënë se Gjykata Speciale po tenton ta tjetërsojë historinë e Kosovës.
“Tash ka një tendencë që ka marrë rrugëtim për shtrembimin e historisë së Kosovës dhe në ditët në vazhdim do të paraqesim fakte konkrete se si po tjetërsohet dhe po shkruhet ndryshe historia brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Molliqaj.
Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, duke e dënuar atë me 26 vjet burgim.