Molliqaj: PSD-së i takon pozita e një anëtari në KQZ

27 mars 2019 | 13:07

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kjo parti duhet ta këtë përfaqësuesin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Molliqaj në një konferencë për medie, ka kërkuar fillimisht interpretim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretimin e anëtarëve të KQZ-së.

“E dimë që është një vendim që lidhet me grupet parlamentare, por ai ka të bëjë me themelimin e institucioneve ku shkruhet qartë Kuvendit dhe Qeverisë, nuk flet për institucione të tjera”.

“Një vendim i vitit të kaluar thotë se gjashtë grupet më të mëdha parlamentare duhet të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Neve na ka ardhur vendim ku është kërkuar që PSD-ja të nominojë përfaqësuesit e vet në KQZ”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë njoftim për ndryshimin e vendimit paraprak nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

“Besojmë, sipas interpretimit tonë të Kushtetutës, se neve na takon përfaqësimi në KQZ”, ka deklaruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen u rikthye në vend të parë të Bundesligës…