Molliqaj publikon foton: Këta janë dy deputetët lojalë të Listës Serbe që votuan për Vjosa Osmanin
18 tetor 2024
| 10:55
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka publikuar në “Facebook”, fotografinë nga votimi i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
Në komentin e fotografisë, Molliqaj ka vlerësuar se në fotografi shihen dy deputetët “lojalë të Listës Serbe”, Adem Hodza dhe Fadil Gashi, “duke votuar për zgjedhjen” e Osmanit për presidente.
Sipas Molliqajt, pazari ka qenë i dukshëm.
“Këta janë Adem Hodza dhe Fadil Gashi, dy deputetë lojalë të Listës Serbe duke votuar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Pa votat e tyre Vjosa nuk zgjedhej. Pazari ka qene i dukshëm. Koordinimi i fshehtë. Këta mungojnë në dy seancat e para, por pas koordinimit, paraqiten në seancën e tretë”, ka shkruar Molliqaj.