Molliqaj: Pushteti i Kurtit po zhveshët çdo ditë e më shumë nga petku moralist
18 gusht 2023
| 14:34
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se pushteti i Kurtit po zhveshët çdo ditë e më shumë nga petku moralist.
Sipas tij, aferat korruptive janë bërë përditshmëria e kësaj qeverie.
“Skandali nuk po e pret skandalin. E përgjigja e Kurtit ndaj këtij fenomeni është problem më i madh se krimi e korrupsioni ne vetvete. Qasja selektive e kryeministrit, ku korrupsioni i kryer në baza private dënohet – rasti i Besnik Mujecit, ndërsa korrupsioni prezent në instanca të larta shtetërore justifikohet dhe mbrohet – Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Berat Lahu e Rozeta Hjdari, është qasje edhe problematike dhe ideologjikisht e gabuar. E ftoj prokurorinë që të gjitha aferat korruptive t’i hetojë deri në fund”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.