Molliqaj reagon sërish për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

16 shkurt 2022 | 13:07

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar sërish për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Molliqaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se përballë skandaleve e vendimeve të padrejta, pushteti do disiplinë.

Ai ka thënë se pyetjeve të PSD-së se sa është rritur çmimi i rrymës e sa fiton KEDS-i në krejt këtë krizë, pushteti iu përgjigj me dhunë e disiplinë.

“Ndaj një proteste paqësore që synim kishte zbardhjen e mashtrimit për rritjen e çmimit të energjisë, pushteti përdori policinë. Ndaj protestuesve që u nxorën me dhunë, pushteti urdhëroi mbajtje 48 orëshe pa ekzistuar asnjë rrethanë ligjore për një vendim të tillë. Pyetjeve tona se sa është rritur çmimi i rrymës e sa fiton KEDS-i në krejt këtë krizë, pushteti iu përgjigj me dhunë e disiplinë”.

“Vendimeve të padrejta dhe thellimit të pabarazisë, Qeveria Kurti po i përgjigjet në mënyrën më tipike për pushtetet me mendësi autoritare: dhunë e disiplinim. Pas 48 orësh izolim, u liruam të gjithë. Pa ndërruar asnjë rrethanë. Ndërkohë që prokuroria po mban ende nën arrest Nol Nushin dhe Genc Sherifin, në një farsë gjyqësore pa asnjë kuptim ligjor”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar për…