Molliqaj: Ripërcaktimi i kufijve zgjidhja e vetme e konfliktit Kosovë-Serbi, dialogu s’ka kuptim

08 tetor 2023 | 08:30

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardani Molliqaj, në një intervistë për Ekonomia Online, zgjidhja e vetme e konfliktit Kosovë-Serbi është ripërcaktimi i kufijve, në mënyrë që të vazhdohet përpara në të gjitha proceset integruese.

Sipas tij, sulmi terrorist në veriu ka ardhur pas marrëveshjes së fundit, në të cilën sipas tij, në qendër është formimi i Asociacionit. Ndonëse pohon se kjo marrëveshje nuk i integron serbët e veriut të Kosovës dhe nuk i normalizon marrëdhëniet me Serbinë.

Molliqaj ka thënë se sulmi në Banjskë ka qenë politik dhe se grupi terrorist është udhëhequr nga Serbia.

“Beso që është krejt e qartë se sulmi është politik, vjen nga grupet të cilat i kontrollon drejtpërdrejt Serbia. Është sulm që edhe është pritur, është folur, është diskutuar, unë besoj që më shumë se sa të merremi tash me hetime ose jo hetim është të kthemi të çështja që është përmbajtjesore. Qëndrimi i Partisë Socialdemokrate ka qenë i tillë, marrëveshja e Brukselit ku në qendër është Asociacioni nuk i integron Serbet e veriut të Kosovës dhe nuk i normalizon marrëdhëniet me Serbinë, përkundrazi i rrit gjasat për konflikt. Një gjë e tillë po ndodh pas asaj marrëveshje kemi konflikti më të madh që kemi pasur ndonjëherë, qoftë me serbët lokal, qoftë me Serbinë që nga shpallja e pavarësisë. Prandaj besoj që në vend se të merremi diskutime të tilla do të duhej të kishte reflektim nga shteti i Kosovë, përkatësisht, Qeveria, presidentja dhe Kuvendi. Që të hapet mundësia për një zgjidhje të përhershme e që për ne është e qartë ajo e cila është, ripërcaktimi i kufijve. Kjo agoni e negociatave të pa fund, e marrëveshjeve të pa fundme, që qojnë në konflikte të përsëritura është e gabuar edhe nuk duhet që të vazhdoj tutje”, tha ai.

Molliqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk dëshiron paqen, por është e dhënë pas konfliktit, e që sipas tij, është duke ndjekur rrugën e shteti serb.

Ai ka thënë se negociata e pa fund po e dërgojnë vendin në konflikte të përsëritura, duke shtuar se kjo është e gabuar edhe nuk duhet që të vazhdojë tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 200 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael…