Molliqaj: Rrehja shpinën, kapja votën, – kështu mund të përshkruhet diskursi i Kurtit me diasporën

10 nëntor 2024 | 18:28

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj diasporës, duke e cilësuar si një marrëdhënie të instrumentalizuar dhe manipulues.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Molliqaj theksoi se diskursi i Kurtit ndaj bashkatdhetarëve është i karakterizuar nga një qëndrim cinik dhe përçmues, ku ai “rreh shpinën” dhe “kap votën”, për të marrë mbështetje elektorale, pa ofruar një angazhim të vërtetë për nevojat dhe interesat e diasporës.

Molliqaj theksoi se shumë nga sukseset e vendit janë arritur falë diasporës, e cila ka kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës, por ai kritikoi atë që ai e quajti “cinizëm përçmues” nga disa pjesë të elitës politike, të cilët shpesh e shohin diasporën si një “tufë injorantësh” dhe “gërrnaqa”.

Sipas tij, ky qëndrim është i pasaktë dhe i padrejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa analistë, qëndrimet e të cilëve zakonisht janë në linjë…