Molliqaj: Sa të ketë qytetarë aktivë, propozimi i ZRrE-së nuk kalon

29 janar 2022 | 15:36

Kryetari i PSD-së, Dardan Mollqaj, në fjalimin e tij para protestuesve që mbajti sot ka bërë thirrje që vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të rrymës të hedhet poshtë.

Ai ka thënë se s’do ta lejojnë që vendimi të kalojë.

“Propozimi i ZRrE-së duhet të hudhet poshtë, ai propozim s’ka me kalu, këtë zotim nuk do ta lejojmë të kalojë”, ka thënë ai.

Molliqaj po ashtu ka deklaruar se nuk do të ndalen derisa vendimi të kthehet mbrapa.

“Porosia jonë është e qartë, ne nuk ndalemi ju duhet të ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk ndaleni ne do të jemi çdo ditë edhe më të guximshëm”, ka thënë Molliqaj.

Përfundon protesta, poça elektrik dhe qirinj u hodhën në drejtim të Qeverisë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjeneral Lahi Brahimaj, ka kujtuar bashkëluftëtarët e tij në rastin…