Molliqaj shpreson se Gjykata e Apelit do t’i lirojë aktivistët e LV-së
21 shkurt 2018
| 14:47
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka pohuar edhe njëherë se beson në pafajësinë e plotë të aktivistëve të kësaj partie, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Frashër Krasniqi.
Ai ka deklaruar se Gjykata e Apelit e ka mundësinë ta dëshmojë se jo të gjitha nivelet në sistemin e drejtësisë në Kosovë janë të kapura nga klanet e korruptuara politike.
“Procesi i montuar politik ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit dhe Frashërit do të duhej të merrte fund nesër. Duke besuar në pafajësinë e plotë të aktivistëve, shpresoj që Gjykata nesër vendosë drejtë dhe i liron ata”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Seanca në Gjykatën e Apelin lidhur me dënimin e aktivistëve për sulmin ndaj Kuvendit do të mbahet nesër.