Molliqaj: Sot në Bruksel Kosovës iu bën edhe dy dëme të pariparueshme nga Kurti
02 maj 2023
| 20:23
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar në “Facebook” se sot në Bruksel Kosovës iu bën edhe dy dëme të pariparueshme nga Albin Kurti.
“1. Kosova u barazua me Serbinë, duke u trajtuar si dy palë të barabarta në krimet që janë kryer në vendin tonë. 2. Pranimi i termit persona “të zhdukur me forcë” në vend të atij “të zhdukur me dhunë” (që është term juridik i pranishëm në konventat kundër krimeve të luftës), shfajëson Serbinë si shtet nga përgjegjësia për zhdukjen e personave të pagjetur”, ka shkruar Molliqaj.
Ai ka theksuar se asnjë fitore për Kosovën.
“Veç degradim. Veç koncesione. Dhe filma për qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar Molliqaj.